Covid-19/ MSH: 806 raste të reja dhe 1 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka publikura bilancin e infektimeve në vendin tonë ku janë kryer 2180 testime, nga të cilët  806 qytetarë  dolën të infektuar me covid -19, gjithashtu 1 qytetarë nuk ja doli mbanë me  betejen ndaj virusit raportohen  703 të shëruar në 24 orët e fundit.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2180 testime, 806 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 703 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2180 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 806 qytetarë, në këto bashki:

239 në Tiranë, 56 në Fier, 48 në Lushnje, 43 në Durrës, 32 në Elbasan, nga 29 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 22 në Berat, nga 21 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, 17 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Lezhë, Gramsh, 14 në Malësi e Madhe, 13 në Korçë, 12 në Himarë, 11 në Dimal, nga 10 qytetarë në Krujë, Kamëz, Kavajë, nga 9 qytetarë në Kurbin, Vorë, Mallakastër, Kuçovë, nga 8 qytetarë në Selenicë, Maliq, Pogradec, nga 7 qytetarë në Patos, Devoll, Skrapar, nga 5 qytetarë në Bulqizë, Mat, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Përmet, Tepelenë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Kukës, Has, Shijak, Delvinë, Libohovë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Mirditë, Roskovec, nga 1 qytetar në Tropojë, Rrogozhinë, Cerrik, Librazhd.

Janë 7,029 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Vlora 79 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 703 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 308,848 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (10 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            806

Të shëruar në 24 orë          703

Të shtruar në spitale            22

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                     2180

 

Testime totale               1,935,925

Raste pozitive                  319,444

Raste të shëruara              308,848

Raste Aktive                        7,029

Humbje jete                         3,567

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë                3,293

Fier                                                        812

Durrës                                575

Vlorë                                      466

Elbasan                              378

Gjirokastër                                  366

Korçë                                     278

Shkodër                                             228

Berat                                                       218

Lezhë                                      208

Dibër                                       160

Kukës                                        47

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *