Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me rastet e infektimit nga Covid-19.
Mësohet se ka rezultuar pozitivë 9 qytetarë dhe nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Sakaq janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,124 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 242 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 9 qytetarë, në këto Bashki:
5 në Tiranë dhe 4 në Lushnje.
Janë 211 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,124 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 6 Nëntor 2022)
- Raste të reja ditore 9
- Të shëruar në 24 orë 12
- Të shtruar në spitale 4
- Humbje jete në 24 orë 0
- Testime ditore 242
- Testime totale 1,999,836
- Raste pozitive 331,928
- Raste të shëruara 328,124
- Raste Aktive 211
- Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 150
- Vlorë 18
- Fier 18
- Gjirokastër 6
- Durrës 5
- Berat 5
- Shkodër 5
- Elbasan 3
- Lezhë 1