Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me rastet pozitive nga Covid-19.
Mësohet se kanë rezultuar pozitivë 9 qytetarë dhe një person ka humbur jetën.
Sakaq janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,428 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i plotë:
10 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 140 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 9 qytetarë, në këto bashki:
10 në Tiranë, 4
Janë 339 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një qytetar 87 vjeç, nga Tirana. Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,428 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (10 Tetor 2022)
- Raste të reja ditore 9
- Të shëruar në 24 orë 11
- Të shtruar në spitale 4
- Humbje jete në 24 orë 1
- Testime ditore 140
- Testime totale 1,986,857
- Raste pozitive 331,357
- Raste të shëruara 327,428
- Raste Aktive 339
- Humbje jete 3,590
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 207
- Elbasan 33
- Fier 24
- Vlorë 20
- Gjirokastër 16
- Shkodër 11
- Lezhë 11
- Durrës 5
- Dibër 5
- Korçë 2
- Berat 3
- Kukës 2