Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi situatën e Covid-19 në vendin tonë.
Me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në ‘Facebook’, MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 371 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 10 persona.
Sakaq, nuk raportohet për asnjë humbje jete.
Njoftimi i MSH:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 371 testime, ka 10 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit
2 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 371 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashki:
9 në Tiranë, 1 në Durrës.
Janë 116 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,541 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 2 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 371
Testime totale 2,031,599
Raste pozitive 333,253
Raste të shëruara 329,541
Raste Aktive 116
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 98
Vlorë 4
Fier 9
Elbasan. 2
Durrës. 2
Berat. 1