Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid-19 në vendin tonë.
Me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, MSH raporton se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë humbje jete.
Sakaq, nga 499 testime, kanë rezultuar pozitivë 29 qytetarë.
Njoftimi i MSH:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 499 testime, 29 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 11 të shëruar në 24 orët e fundit
7 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 499 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 29 qytetarë, në Bashkitë:
12 në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Dibër, Divjakë, nga 1 qytetarë në Fier, Tepelenë, Dimal.
Janë 207 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,104 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 7 Janar 2023)
Raste të reja ditore 29
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 499
Testime totale 2,021,996
Raste pozitive 332,907
Raste të shëruara 329,104
Raste Aktive 207
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 138
Fier 19
Vlorë 12
Durrës. 11
Berat. 10
Gjirokastër. 9
Kukës. 3
Dibër. 2
Lezhë. 1
Shkodër 1
Korçë 1