Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e Covid-19 në vendin tonë.
Në njoftimin zyrtar MSH, bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 5 raste të reja nga 167 testime të kryera, ndërsa nuk raportohet për asnjë humbje jete.
Njoftimi i MSH:
26 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit:
Janë kryer 167 testime, nga të cilët 5 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Tiranë, Lezhë, Vlorë.
Janë 152 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,738 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 26 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 167
Testime totale 2,039,554
Raste pozitive 333,488
Raste të shëruara 329,738
Raste Aktive 152
Humbje jete 3,598
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 120
Fier 9
Vlorë 7
Berat. 5
Lezhë. 4
Shkodër. 3
Korçë. 3
Durrës. 1