Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid-19 në vendin tonë.
Me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në ‘Facebook’ , MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar për asnjë humbje jete. Sakaq, nga 71 testime të kryera ka rezultuar pozitiv vetëm një person.
Njoftimi i MSH:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 71 testime, 1 qytetar i infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 28 të shëruar në 24 orët e fundit
9 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 71 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Delvinë.
Janë 205 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,138 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 9 Janar 2023)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 28
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 71
Testime totale 2,022,428
Raste pozitive 332,939
Raste të shëruara 329,138
Raste Aktive 205
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 139
Fier 20
Durrës. 11
Vlorë 10
Gjirokastër. 9
Berat. 8
Kukës. 2
Lezhë. 2
Dibër. 2
Shkodër 1
Korçë 1