Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën e Covid-19 në vend.
Sipas MSH nga 518 teste të kryera, 18 qytetarë kanë rezultuar positive, ndërsa në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.
Njoftimi i MSH:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 518 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto Bashki:
7 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Këlcyrë, Tepelenë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë.
Janë 209 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,303 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 518
Testime totale 2,004,726
Raste pozitive 332,106
Raste të shëruara 328,303
Raste Aktive 209
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 150
Gjirokastër 15
Vlorë 12
Fier 10
Elbasan 5
Berat 4
Lezhë 4
Durrës 4
Shkodër 3
Korçë 2