Në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm një rast me COVID-19 dhe asnjë humbje jete. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë, ndërsa ka 186 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Njoftimi i MSH:
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 66 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Bashkinë Pogradec.
Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,363 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 21 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 66
Testime totale 2,006,085
Raste pozitive 332,143
Raste të shëruara 328,363
Raste Aktive 186
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 145
Gjirokastër 14
Fier 6
Elbasan 6
Vlorë 4
Berat 3
Durrës 3
Lezhë. 3
Shkodër 2