Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, nga 352 testimet e kryera. Rastet janë shënuar: 10 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Vlorë, nga 1 qytetar në Kurbin, Durrës, Himarë.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit.
160 qytetarë janë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,725 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përsëritur thirrjen për vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.