Covid-19/ MSH publikon shifrat; ja sa raste të reja u regjistruan 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat lidhur me situatën e koronavirusit në vend, ku nga 409 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë vetëm 11 qytetarë. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete. Ministria i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Njoftimi: 

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 409 testime, 11 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 25 të shëruar në 24 orët e fundit

14 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 409 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:

4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, Vlorë, Përmet, Berat, Kuçovë.

Janë 202 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,266 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 14 Janar 2023)

Raste të reja ditore 11

Të shëruar në 24 orë 25

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 409

Testime totale 2,025,050

Raste pozitive 333,064

Raste të shëruara 329,266

Raste Aktive 202

Humbje jete 3,596

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 141

Fier 21

Vlorë 15

Berat. 7

Shkodër 6

Gjirokastër. 3

Durrës. 4

Lezhë. 2

Dibër. 2

Elbasan. 1

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *