Covid-19/ Studimi: Një në katër pacientë u shëruan plotësisht pas 1 viti shtrim në spital

Pandemia Covid-19 tashmë është kthyer në fokusin e studiuesve të cilët po analizojnë të dhënat të cilat po arrijnë t’i grumbullojnë nga pacientët e shtruar në spitale.

Sipas një studimi britanik rezulton se vetëm një në katër pacientë me Covid-19 u shërua plotësisht brenda një viti nga shtrimi në spital, ku ndër të tjera paralajmërohet se Covidi afatgjatë mund të bëhet një gjendje e zakonshme.

Ky studim është paraqitur në Konferencën Evropiane për Mikrobiologjinë Klinike dhe Sëmundjet Infektive (EÇMID) dhe i publikuar në The Lancet Respiratory Medicine, përdori të dhëna nga pacientë të rritur të shtruar në 39 spitale në Mbretërinë e Bashkuar nga 7 mars 2020 deri më 18 prill 2021.

Në këtë hulumtim u përfshinë rreth 2300 pacientë, ku dhe u ekzaminuan 807 prej tyre pasi kanë dalë nga spitali, në një periudhë kohe prej 1 viti.
Ndër të tjera, 26% e tyre raportuan se ishin shëruar plotësisht 5 muaj pas shtrimit në spital, me një rritje të lehtë në 28.9% 12 muaj pas shtrimit në spital.

Por, rezulton se gratë kanë 33% më pak gjasa për t’u shëruar plotësisht, ndryshe nga burrat, ndërsa njerëzit me mbipeshë kanë  50% të shërohen plotësisht sesa pacientët me peshë normale. Në të njëjtën kohë, ata që kishin nevojë për një ventilator gjatë trajtimit të tyre kanë 58% më pak gjasa të jenë shëruar plotësisht.

Hulumtimi ndër të tjera, nxori në pah se disa nga shenjat më afatgjatë të raportuar nga pacientët në lidhje me Covid-in ishin: lodhja, dhimbjet e muskujve, mungesa e gjumit, probleme me frymëmarrjen dhe ulja e aktivitetit fizik.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *