Covid-19 në SHBA/ 40% e rasteve rezultojnë nënvariant i Omicronit, ja çfarë thonë ekspertët

 

Nënvarianti XBB.1.5 i variantit Omicron vlerësohet të përbëjë 40,5% të rasteve të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara javën e fundit të këtij viti, pothuajse dyfishi i rasteve të një jave më parë, sipas të dhënave të bëra publike të premten nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Nënvariantet BA.2, XBB dhe XBB.1.5 përbënin së bashku 44.1% të numrit të përgjithshëm të rasteve në vend për javën që po mbyllet. Gjatë javës paraardhëse, XBB.1.5 përbënte 21.7% të rasteve me COVID.

Rastet me XBB janë shtuar në pjesë të Azisë, përfshirë Singaporin. Ndërsa disa ekspertë kanë thënë se është më e transmetueshme, ky nënvariant nuk ka rezultuar në rritje të numrit të shtrimeve në spital./VOA

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *