Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vend. Nga 357 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë: 7 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Krujë, Vorë, Roskovec, Tepelenë.
Fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit.
Aktualisht janë 172 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin dhe në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë.
24 orët e fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,936 që nga fillimi i epidemisë.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit vijon të kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.