Ministria e Shëndetësia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19 në vend.
Pas disa ditësh pa humbje jete, sot është dita e dyta radhazi që kemi nga një humbje jete.
Ndërkohë që rastet e reja janë 17 dhe 37 janë të shëruar.
NJOFTIM:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 545 testime, 17 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 37 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 545 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto bashki:
9 në Tiranë, 4 në Fier, 2 në Pogradec, 1 në Divjakë, Tepelenë.
Janë 364 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Vlora 79 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,378 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Prill 2022)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 37
Të shtruar në spitale 10
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 545
Testime totale 1,787,376
Raste pozitive 274,236
Raste të shëruara 270,378
Raste Aktive 364
Humbje jete 3,494
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 210
Fier 44
Vlorë 38
Elbasan 18
Korçë 19
Berat 12
Gjirokastër 9
Shkodër 6
Durrës 4
Lezhë 3
Kukës 1