COVID-19/ Rritje e rasteve të reja dhe asnjë humbje jete, ky është bilanci i 24 orëve të fundit në vend

 

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19 në vend. Në njoftim shohim një rritje të rasteve të reja të cilat sot janë 93, dhe për fat të mirë asnjë viktimë.

Gjithashtu mësohet se janë shëruar 51 persona , ndërkohë që Ministria bën i bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Situata në infektiv është e qëndrueshme pasi momentalisht kemi 461 pacientë aktivë në të gjithë vendin dhe vetëm 19 po marrin trajtim, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1078 testime, 93 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 51 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1078 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 93 qytetarë, në këto bashki:

26 në Tiranë, 13 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, 4 në Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Pukë, Krujë, Divjakë, Himarë, Berat, nga 2 qytetarë në Elbasan, Korçë, Kukës, nga 1 qytetar në Tropojë, Lezhë, Kamëz, Dibër, Fier, Mallakastër, Vlorë, Selenicë, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Maliq, Gramsh.

Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Janë shëruar 51 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,307 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Mars 2022)

Raste të reja ditore 93

Të shëruar në 24 orë 51

Të shtruar në spitale 19

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1078

Testime totale 1,770,982

Raste pozitive 273,257

Raste të shëruara 269,307

Raste Aktive 461

Humbje jete 3,489

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 204

Fier 73

Vlorë 65

Elbasan 22

Gjirokastër 19

Shkodër 15

Kukës 14

Durrës 14

Korçë 13

Berat 9

Dibër 7

Lezhë 6 /Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *