Covid-19/ Zelanda e Re merr masat drastike, mbyll kufijtë deri në fund të vitit

Zelanda e Re do të jetë një vend i mbyllur për gjithë vitin 2021. Kryeministrja Jacinda Ardern deklaroi se kjo është rruga më e mirë si një strategji eleminimi për të mbajtur larg COVID-19 dhe për të mbajtur ekonominë e hapur brenda vendit.

“Ne thjesht nuk jemi në gjendje të rihapemi plotësisht ende. Kur lëvizim ne do të jemi të kujdesshëm dhe të qëllimshëm, sepse duam të lëvizim me besim dhe me sa më shumë siguri të jetë e mundur.”- tha kryeministrja.

Ndërkohë ajo ka siguruar se në vitin 2022 Zelanda e Re do të rihapet, por ata që vijnë nga vende me rrezikshmëri të lartë të COVID-19 do të karantinohen 14 ditë.

Zelanda e Re është konsideruar një model suksesi në botë për përballimin e COVID-19 pasi ka reaguar në kohë me bllokimet dhe kontrollet kufitare duke mbajtur në nivel të ulët infektimet.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *