Covid bën ‘kërdinë’ në Kosovë, humb jetën e reja në Gjilan

Situata pandemike që po përkeqësohet dita-ditës në Kosovë, po i kushton jetën një numri të madh njerzish duke përfshirë këu edhe të rinjtë.

Ditën e sotme si pasojë e Covid19 ka humbur jetën një 22-vjeçare nga Gjilani, ndërsa lajmin e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli.

Ai tha se 22-vjeçarja fillimisht ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Gjilanit, por është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së saj.

“Po, ka vdekur sot. Ka ardhur tek ne por për shkak të gjendjes është dërguar në QKUK. Ka vdekur sot në mëngjes. I shpreh ngushëllime familjes së saj dhe të gjithë familjarëve që i kanë humbur të dashurit e tyre nga ky virus”- tha ai.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u shënuan 28 viktima nga koronavirusi dhe kishte 920 raste të reja.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *