COVID19- ës nuk kanë shpëtuar as të burgosurit e burgut të Drenovës. Është bërë me dije se 11 persona në burgun e Drenovës në Korçë kanë rezultuar të infektuar ku një ndër to është transportuar drejt Tiranës pasi ishte në gjendje të rëndë.
I dënuari me inicialet E.D. prej disa ditësh ka shfaqur simptoma, por gjendja e tij është rënduar mbrëmjen e djeshme.
Të burgosur e tjerë që kanë rezultuar pozitivë, kanë qenë kontakte të E.D. Ata janë karantinuar ndërsa priten edhe rezultate për të dënuarit e tjerë të burgut të Drenovës.
/Priza.al/