Covid nuk pyet për moshën, 16-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pa asnjë sëmundje shoqëruese

Covid19 po prek mbarë popullsinë pa marrë parasysh moshën apo rrethana të tjera. Ditën e sotme në spitalin e infektivit ka arritur një 16-vjeçare në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e Covid19.

Sipas të dhënave të deritanishme adoleshentja nuk ka asnjë sëmundje bashkëshoqëruese dhe prej ditësh ishte e prekur nga virusi ndërsa në spital ka mbërritur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Fillimisht vajza kishte qëndruar në shtëpi por mbrëmjen e djeshme ishte përkeqësuar gjendje e saj shëndetësore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *