Covid ka vendosur një ndalesë të papritur në Disney Resort në Shanghai. Operacionet u pezulluan papritmas për të respektuar masat parandaluese.
Të gjithë vizitorët në strukturë janë bllokuar; ata nuk do të mund të largohen derisa t’i nënshtrohen një testi, rezultati i të cilit është negativ. Gjithashtu, kushdo që ka vizituar parkun pas datës 27 tetor do t’i nënshtrohet testimit për Covid për tre ditë rresht.