Përhapja e virusit Delta në vendin tonë ka bërë që gjatë ditëve të fundit numri i të infektuarve të rritet. Në 24 orë janë konfirmuar pozitiv me COVID 274 persona, nuk është shënuar asnjë humbje jete dhe janë shëruar 46 persona.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht janë 1752 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërkohë që në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 37 pacientë.
Nga 4 799 testime të kryera, 274 qytetarë rezultuan pozitiv në këto bashki: 112 Tiranë, 17 raste në Fier, Elbasan, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Vlorë, 14 raste në Lushnje, Gjirokastër, 9 Malësi e Madhe, 7 raste në Kurbin, 6 raste në Sarandë, 5 raste Vau i Dejës, 4 raste në Lezhë, Durrës, Kavajë, 3 raste në Has, Krujë, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 2 raste në Kukës, Mat, Konispol, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Himarë, Korçë, Devoll, Berat, Kuçovë, Poliçan, Peqin.
/Priza.al/