Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 376 raste të reja me koronavirus nga 3,275 testime të kryera. Fatkeqësisht, 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Fieri 31 vjeç, një qyetetar nga Tirana 69 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 74 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 74-91 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 86 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë teksa i bën apel qytetarëve të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 117 pacientë, 12 prej të cileve në gjendje të rënduar.
Sakaq në të gjithë vendin janë 5,165 raste aktive me COVID ndërsa 383 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,930 që nga fillimi i epidemisë.
Krahasuar me një ditë më parë kemi rritje të numrit të infektimeve, pasi dje u regjistruan 120 raste të reja me COVID.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 174 në Tiranë, 23 në Fier, 14 në Lushnje, 13 në Durrës, 12 Elbasan, 11 në Vlorë, Sarandë, 10 në Shkodër, 8 në Berat, Gramsh, 7 në Vorë, Kavajë, Tepelenë, 6 në Lezhë, Divjakë, 5 në Mallakastër, 4 në Mirditë, Kurbin, Dibër, Patos, Pogradec, Skrapar, Cërrik, 3 në Tropojë, Korçë, Dimal, Kuçovë, 2 në Gjirokastër, Devoll, Peqin, 1 në Vau i Dejës, Malesi e Madhe, Kukës, Has, Shijak, Përmet, Memaliaj, Poliçan.
Statistika (21 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 376
Të shëruar në 24 orë 383
Të shtruar në spitale 117
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3,275
Testime totale 1,444,522
Raste pozitive 206,273
Raste të shëruara 197,930
Raste Aktive 5,165
Humbje jete 3,178
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2,475
Fier 566
Shkodër 359
Durrës 340
Gjirokastër 289
Elbasan 294
Berat 245
Vlorë 215
Lezhë 134
Korçë 120
Kukës 65
Dibër 63
/Priza.al/