Covid19? Agron Gjekmarkaj braktis mbledhjen: Nuk po ndihem mirë

Kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Agron Gjekmarkaj, për arsye shëndetësore ka braktisur seancën e ditës së sotme dhe është larguar nga mbledhja.

Teksa kërkoi ndjesë për gjendjen e tij ai tha se pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore kishte ardhur në mbledhjen e sotme për respekt institucional dhe njerëzor. Pas largimit të kryetarit Gjekmarkaj, mbledhja e komisionit vijoi nën drejtimin e socialistit Petro Koçi.

“Përpara se t’ia japë fjalën zotit ministër, desha të them se për arsye shëndetësore nuk e kam të mundur të rri më gjatë. Unë erdha këtu vetëm për respekt institucional dhe njerëzor. Kam nderin t’ja kaloj drejtimin e seancës zoti Petro Koçi. Ju uroj punë të mbarë për sot dhe ju kërkoj shumë ndjesë për mungesën time”, tha Gjekmarkaj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *