COVID19/MSH: 22 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete për 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike bilancin lidhur me rastet e covid-19 në vendin tonë ku raportohen 22 qytetarë të infektuar nga 408 testime të bëra sakaq njoftohet se nuk ka asnjë humbje jete në 24 orët e fundit.

Njoftimi i Policisë:

Ministria e Shëndetësisë: 408 testime, 22 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 12 të shëruar në 24 orët e fundit

3 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 408 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto Bashki:

12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Fier, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kamëz, Vorë, Delvinë, Sarandë, Tepelenë.

Janë 211 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,065 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 22

Të shëruar në 24 orë 12

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 408

Testime totale 1,998,655

Raste pozitive 331,869

Raste të shëruara 328,065

Raste Aktive 211

Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 140

Vlorë 20

Gjirokastër 15

Durrës 10

Fier 8

Berat 6

Elbasan 4

Shkodër 3

Korçë 2

Lezhë 1

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *