COVID19/ MSH: 89 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin ditor në lidhje me rastet e virusit covid19 në vendin tonë, ku raportohet se nga 720 testime  89 qytetarë rezultojnë të infektuar me covid19 për fat të mirë  asnjë humbje jete  nuk është shënuar në  24 orët e fundit

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 720 testime, 89 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 107 të shëruar në 24 orët e fundit

15 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 720 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 89 qytetarë, në këto bashki:

37 në Tiranë, 8 Shkodër, 6 në  Fier, nga 5 qytetarë Gjirokastër, Berat, nga 3 qytetarë Durrës, Vlorë, Sarandë, nga 2 qytetarë Mallakastër, Korcë, Skrapar, 1 pacient në Tropojë, Kurbi, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Selenicë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Poliçan, Gramsh.

Janë 1,152 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 11 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 107 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,500 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (15 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                89

Të shëruar në 24 orë             107

Të shtruar në spitale             11

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     720

 

Testime totale                   1,973,008

Raste pozitive                      330,238

Raste të shëruara                  325,500

Raste Aktive                             1,152

Humbje jete                              3,586

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë                    497

Shkodër                 123

Durrës                     113

Elbasan                   95

Fier                           82

Vlorë                         59

 

Korçë                         47

Gjirokastër                46

Berat                           47

Dibër                           22

Lezhë                        14

Kukës                           8

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *