Covid19 nuk ‘pyet’ për mosha, ndërron jetë 16-vjeçarja në Tetovë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka lajmëruar se një 16-vjeçare nga Tetova ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup si pasojë e komplikimeve nga Covid-19. Vajza ishte transferuar në Klinikën e Shkupit nga Spitali i Tetovës, ku kishte qëndruar nga data 21.10.2021 deri me datë 23.10.2021.

“Sipas raportit bëhet fjalë për rast të rëndë, varësi nga terapia me oksigjen me pneumoni të rëndë nga Covid-19. Gjatë analizave pas hospitalizimit është diagnostikuar me tromboemboli”, theksojnë mes tjerash nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se 16-vjeçarja nga fshati Siriniç i Tetovës nuk ka qenë e vaksinuar, ndërkaq 9 ditë para pranimit në Spitalin e Tetovës, është mjekuar në kushte shtëpiake.

“Gjatë ditës së djeshme i janë keqësuar parametrat vitale, pas çka ka ardhur deri tek dobësimi i zemrës dhe mushkërive” deklaron Ministria e Shëndetësisë

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *