Këngëtarja Beatrix Ramosaj mesa duket ende nuk e ka kaluar periudhën e vështirë të përballjes me realitetin jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Kjo e fundit nëpërmjet një Instastory ka kërkuar ndihmën e ndjekësve në rrjetet sociale për t’i dhënë këshilla në lidhje me gjendjen e vështirë që ajo është duke kaluar.
“Hey miq virtal! Sot do të doja t’ju njihja pak më shumë! Përulësisht ju ftoj të ndani me mua historitë tuaja në përballje me bullimin dhe dhunën. Si e keni tejkaluar? Çfarë ju ka ndihmuar?! Shpresoj që kështu mund të frymëzojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin! Pres me padurim t’ju lexoj, jam e bindur se kam shumë për mësuar! E tuaja, Trixa!”, shkruan ajo.
Kujtojmë se disa ditë më parë Beatrix ka ndarë me ndjekësit e saj edhe historinë rreth bullizimit në rrjetet sociale, kjo për shkak të mardhënies që ajo pati me aktorin e humorit, Donald Veshaj.
Ajo u shfaq duke qarë në video, duke treguar se shumë e kishin mallkuar dhe i ishin vënë kundër duke i krijuar një gjendje të vështirë për t’u rikuperuar.