Zëvendësministri i Jashtëm i Moskës, Andrei Rudenko ka pohuar se aktualisht janë ndërprerë negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Negociatat nuk po vazhdojnë. Ukraina është tërhequr praktikisht nga procesi i negociatave,” u tha ministri i jashtëm gazetarëve në Nizhny Novgorod, Rusi.
Kujtojmë se zyrtarët ukrainas dhe rusë, që prej 29 shkurti nuk kanë mbajtur bisedime ballë për ballë bisedimet. Sakaq, Moska ka akuzuar Kievin për ngecjen e bisedimeve dhe përdorimin e raporteve për mizoritë e kryera nga trupat ruse në Ukrainë për të minuar negociatat.