Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë, ku një efektive e policisë vrau veten me armën e shërbimit.
Bëhet me dije se viktima është e moshës 21-vjeçare ndërsa është identifikuar si Aldorjana Loshi, e cila punonte në Komisariatin e Policisë nr.5.
“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5″ thuhet në reagimin e policisë.
Ndërkohë vetëm pak minuta më parë ishte raportuar një tjetër ngjarje e rëndë, po me një efektiv të policisë së shtetit.
Një 28-vjeçar duke pastruar armën e shërbimit ishte vetëplagosur me dy plumba, një në dorë dhe një në këmbë.
Paraprakisht dyshohet si i riu ka qenë duke pastruar armën dhe gabimisht i është shkrepur. Plumbi i shkrepur e ka kapur në dorë dhe në këmbë.