Ç’po ndodh në Ukrainë? Zbulohet lëvizja e fundit e rusëve

Ministria britanike e mbrojtjes ka raportuar mbi situatën në terren në Ukrainë këtë mëngjes.

Inteligjenca britanike njofton se Rusia ka vendosur 22 grupe taktike batalionesh pranë Izium, në rajonin e Kharkiv të Ukrainës lindore.

“Kjo është përpjekje për të avancuar përgjatë boshtit verior të Donbas. Me gjithë përpjekjet për të thyer mbrojtjen e Ukrainës dhe për të krijuar vrull, Rusia ka shumë të ngjarë të synojë të vazhdojë përtej Izium për të kapur qytetet e Kramatorsk dhe Severodonestsk. Kjo do të “konsolidonte kontrollin ushtarak rus në Donbasin verilindor”, thotë Ministria e Mbrojtjes”, shkruan ministria

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *