Mëngjesin e kësaj dite të hëne, qyteti rus i Belogradit është zgjuar nga dy shpërthime të forta.
Lajmin është konfirmuar nga guvernatori i vendit përmes një njoftimi.
“30 minuta më parë u zgjova nga dy shpërthime të forta. Sipas shtabit operativ, nuk ka dëme apo shkatërrime. Nuk ka viktima”, tha guvernatori Vyacheslav Gladkov në Telegram.
Kujtojmë se bombardimet e këtij vijnë pasi një zjarr i madh shpërtheu në një instalim ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes ruse në Belgorod të dielën. Shkaku i incidentit ishte i paqartë, raporton CNN.
Sakaq, zyrtarët rusë akuzojnë vazhdimisht Ukrainën për sulme ndërkufitare në depot e karburantit dhe instalimet ushtarake, pretendime për të cilat agjencitë e qeverisë ukrainase thonë se synojnë të nxisin “ndjenjën anti-ukrainase”.