Ç’po ndodh?! U largua nga PD, Basha ikën edhe nga Shqipëria!

Zhvillimet e fundit politike dhe të tensionuara brenda grupit të Partisë Demokratike çuan në dorëheqjen e Lulëzim Bashës si kryetar i saj. Drejtimi i kaloi kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj dhe prej atëherë Basha nuk ka dalë më në media.

Në rrjetet sociale janë publikuar pasditen e sotme dy foto të Lulzim Bashës në një aeroport, që në dukje ngjason me atë të Amsterdamit. Edhe vetë faqja satirizuese “Brryli Broadëay”, shkruan se kryetari i dorëhequr i partisë më të madhe opozitare është larguar në Amsterdam.

Megjithatë, këto pamje duhen marrë me rezerva pasi nuk dihet sa aktuale janë, edhe pse Lulzim Basha dhe familja e tij janë të lidhur ngushtë me Holandën. Basha dhe bashkëshortja, Aurela, kanë studiuar dhe jetuar në Holandë. Aurela Basha është dhe nënshtetase holandeze.

Kujtojmë se, edhe përse ka dhënë dorëheqjen si kryetar i PD Lulzim Basha është deputet i kësaj force politike dhe anëtarë i strukturave më të larta të saj. Pas largimit, gjuha e grupit të Berishës ndaj atij që e quanin “Lul Brava” u zbut. Vetë ish-kryeministri tha dje se nuk do ta quante më kështu dhe ishte i gatshëm t’i shtrinte dorën e bashkimit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *