Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë bërë prindër rreth një muaj më parë. Ngjarja, megjithatë, u shoqërua me një dramë: pak pas lindjes çifti dha lajmin e hidhur për vdekjen e njërit prej binjakëve.
Georgina ka zbuluar emrin e vajzë në rrjetet sociale me një sërë pozash të ëmbëla të cilat portretizojnë atë. Kujtojmë se vajza quhet Esmeralda dhe duket se ka trashëguar bukurinë e nënës dhe babait të saj.
Esmeralda, kuptimi simbolik i emrit
Emri nuk u zgjodh rastësisht: është me origjinë spanjolle, rrjedh nga greqishtja smaragdos ose nga latinishtja smaragdus dhe i referohet emrit të gurit të çmuar, smeraldit, simbol i shpresës. Fjalë për fjalë, në fakt, do të thotë “që jep shpresë”.