Ai ka qenë duke shijuar pak kohë me të dashurën e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët pas humbjes së Portugalisë në Euro 2020 javën e kaluar.
Dhe Cristiano Ronaldo dukej në qiellin e shtatë ndërsa po merrte rreze dielli së bashku me Georginën dhe katër fëmijët e tij në Majorca të martën, shkruan DailyMail.
Futbollisti, 36 vjeçar, shfaqi fizikun e tij të tonifikuar në palestër në një seri fotografish ndërsa ai shfrytëzoi më së shumti pushimet familjare me një udhëtim me varkë rreth ishullit spanjoll.
Duke qëndruar sportiv i veshur me një palë pantallona të shkurtra, ylli i sportit bëri të ditur se humbja e Portigalisë nuk ka ndikuar në disponimin e tij.
Georgina, 27 vjeçe, shfaqi figurën e saj të pabesueshme trupore me bikini, ndërsa shihej duke marrë një përqafim të ngrohtë nga i dashuri i saj.
Modelja lejoi që flokët e saj zeshkane të binin të lira mbi shpatullat e saj dhe gjithashtu mbante një palë vathë me rrathë ndërsa i buzëqeshte aparatit.
Cristiano shikonte çdo moment qëndrimi me familjarët e tij, ndërsa së bashku relaksoheshin në anije.
Atleti vuri krahët rreth Cristiano Jnr, nëna e të cilit nuk është zbuluar kurrë, ndërsa ata ishin ulur së bashku në shkallët e anijes.
Së bashku me djalin e tij të madh, Cristiano dhe Georgina iu bashkuan gjithashtu vajza e tyre Alana Martina, tri vjeçe, dhe binjakët e tij, Eva dhe Mateo, tre vjeçarë, të lindur përmes një nëne surrogate në ShBA.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/