Së fundmi, është publikuar një pjesë e re nga intervista e Cristiano Ronaldos me Piers Morgan. Por këtë herë, sulmuesi la mënjanë futbollin dhe polemikat për të folur për një nga momentet më të errëta të jetës së tij personale.
Portugezi u pyet në lidhje me vdekjen e një prej binjakëve që priste prillin e kaluar me Georginën:
“Ka qenë ndoshta momenti më i vështirë që kam pasur në jetën time që nga vdekja e babait tim. Ka qenë shumë e vështirë”.
Momentin kur mori vesh humbjen e njërit prej binjakëve, Ronaldo e konsideroi një përzierje ndjenjash të këqija “të vështira për t’u shpjeguar”:
“Ndonjëherë, përpiqem t’i shpjegoj familjes sime dhe miqve më të ngushtë se kurrë nuk jam ndjerë i lumtur dhe i trishtuar në të njëjtën kohë. Është e vështirë të shpjegohet. Nuk e di nëse do të qash apo do të buzëqeshësh, sepse është diçka ndaj të cilës nuk di si të reagosh. Ishte një kohë e vështirë, sepse nuk e kuptonim pse po na ndodhte kjo. Ishte momenti më i vështirë që kemi vuajtur, sidomos Gio. Ishte e vështirë”, shtoi Cristiano.
Në fund, i përlotur ai tregoi për pjesën më të vështirë të gjithë kësaj tragjedie. Momentin kur fëmijët e tjerë pyetën për beben:
“Gio erdhi në shtëpi dhe fëmijët filluan të thonë ku është foshnja tjetër, ku është foshnja tjetër, ku është foshnja tjetër?