Cristiano Ronaldo, zyrtarisht ka koleksionin më të ndritshëm dhe më të shtrenjtë të stolive. Gjatë një paneli në Konferencën Ndërkombëtare të Sporteve në Dubai, të dielën, ishte koleksioni i tij me bizhuteritë tërheqëse që vodhi shfaqjen.
Ai kishte veshur më shumë se 600.000 paund vetëm në njërën dorë ku shkëlqente unaza tij e diamantit dhe ora Rolex.
Futbollisti portugez, u prezantua i veshur me orën më të shtrenjtë, Rolex GMT-Master Ice e cila është e rrallë, e krijuar me ar të bardhë 18 karat dhe qindra diamante më të vegjël 30 karat.
Gjithashtu mahniti unaza tij me një diamant të madh të verdhë, e cila thuhet se vlerësohet me shumën 200.000 paund.
Edhe në fillim u mendua mos ishte unaza e martesës apo fejesës me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez. Spekulimet u mbyllën menjëherë nga burimet që e quajtën atë ‘lajm të rremë’.
Ishte një mbrëmje e ngarkuar për Cristiano, i cili u nderua me çmimin e lojtarit më të mirë për burra në Dubai Globe Soccer Awards.