Cristiano Ronaldo “shënon dopietë”, ndan lajmin e pritjes së binjakëve me fansat: Zemrat tona janë plot

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez do të bëhen prindër për herë të dytë. Ronaldo ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram lajmin e bukur se ai dhe Georgina janë në pritje të dy fëmijëve binjakë.

Ronaldo ka katër fëmijë, Cristiano Ronaldo Jr, Mateo Ronaldo, Eva Maria dhe Alana Martina kjo e fundit është vajza e tij dhe portugezes Georgina.

Djali i tij i parë, Cristiano Ronaldo Jr, 11 vjeç lindur më 17 qershor 2010 në Shtetet e Bashkuara dhe jeton me Ronaldon. Ndërsa në vitin 2017 çifti u bënë prindër të dy fëmijëve binjakë nëpërmjet një nëne surrogate në Shtetet e Bashkuara. Dhe pak muaj më vonë, Georgina solli në jetë fëmijën e parë të çiftit bashkë dhe ajo është një vajzë e quajtur Alana Martina. Me lajmin se çifti pret edhe dy fëmijë të tjerë, familja e Ronaldos zgjerohet dhe bëhet me gjashtë fëmijë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *