“Ç’të ka gjetur, ke pirë gjë?”, Rama kërcënon me largimin nga emisioni

Kryeministri Edi Rama është acaruar me analistin Artan Hoxha, e madje ka kërcënuar se nëse nuk do ti jepnin kohë televizive, ai do të largohej nga emisioni “Opinion”. Në kohën kur Rama kërkonte që të merrte fjalën, gazetarët në studioi po e ndërprisnin vazhdimisht.

Tejet i revoltuar për këtë situatë, Rama iu drejtua me ironi analistit Hoxha, duke e pyetur se çfarë kishte pirë. Kjo situatë ka agravuar, teksa po diskutohej për atë se çfarë ndodhi një ditë më parë në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani. Në qeli po mbahet vetëm ish-efektivi i forcave RENEA, Arbër Paplekaj që u vetëdorëzua pas ngjarjes dhe që ka deklaruar se qëlloi për vetëmbrojtje.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: O Artan Hoxha, s’të mbaj mend si një njeri që nuk i lë të tjerët të flasin…

Artan Hoxha: E se…

Edi Rama: S’të mbaj mend kështu, ç’të ka gjetur, ke pirë gjë, je i dehur

Artan Hoxha: E kam nga dhimbja

Edi Rama: Po pse more nga dhimbja e ke ti që një njeriu i thua bandit, je në terezi ti…

Artan Hoxha: Po sepse more…

Edi Rama: Aaaa ke dhimbje

Artan Hoxha: Po se ka dhe katër të plagosur

Edi Rama: Pse cilin rezultat do të dëshiroje ti…për fat të mirë që ta dish ti, Prokuroria disponon video të komandantit të militarit që përputhet me dëshminë e një njeriu që nuk ka lidhje me ngjarjen. I kanë vënë dhe kamerën. Si mund t’i thuash ti bandit….

Artan Hoxha: Po dy demokratët kush i plagosi? Perëndia nga lart.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *