Çuçi: Do t’i japim nënshtetësinë shqiptare të huajve, do të përthithim talente për të përfaqësuar Shqipërinë

Bledi Çuci, ministri i Brendshëm ka njoftuar se qeveria ditën e sotme ka marrë vendimin t’i japë nënshtetësi shqiptare të huajve që kanë kontribute të veçanta në vendin tonë. Gjatë një deklarate për median ai është shprehur se ky vendim është një instrument mjaft i rëndësishëm për të tërhequr sa më shumë talente që përmes nënshtetësisë të përfaqësojnë Shqipërinë në kompiticionet ndërkombëtare.

“Dhënie e shtetësisë për persona që kanë kontribute të veçanta. Me këtë vendim përveç se ne i trajtojmë në mënyrë të veçantë personalitete e arsimit dhe shkencë bëjmë të mundur që ta përdorim edhe si instrument për përthithjen e talenteve dhe rekordmenëve që përmes nënshtetësisë të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticionet ndërkombëtare”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *