Çuçi i përgjigjet Salianjit me statistika: Ka pasur një ndryshim të dukshëm nga qeverisja e PD-së

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i ka thyer përgjigjur deputetit të PD-së Ervin Salinji në interpelancën e thirrur nga ky i fundit.

Çuçi  ka folur nga foltorja e Kuvendit për statistikat e vrasjeve dhe plagosjeve gjatë qeverisjes Rama. Ai u shpreh se ka pasur ndryshim të dukshëm dhe falënderoi policinë për parandalimin e vrasjeve.

“Jam lodhur për të gjetur statistika para 2013. I kemi çuar në 3168 ndëshkimet. Le të vijmë tek numri i vrasjeve me dashje. Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2007 ishin 105 viktima. Në 2011 kishte 142 viktima. Ndërsa në 2014-2018 ranë vrasjet. Deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima. Shikoni çfarë ndryshimi. Janë statistika jo opinion. Kemi dhe 8 mujorin tani 36 vrasje me dashje me 41 viktima. E kemi gjetur në 2012 më 126 dhe tani kemi 61 më shumë se përgjysmuar. Plagosjet e rënda i gjetëm 163 raste në vitin 2013 dhe i ulëm me 140 raste në 2021. Vjedhjet me pasojë vdekjen i gjetëm 6 dhe 0 në vitin që kaloi”, tha Çuçi.

Salianji thërret në interpelancë Çuçin: A ka plan qeveria për luftimin e krimit?


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *