Çuçi nga Austria: FNSH austriake do trajnohet në alpet tona

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Austri, ku është pritur nga homologu i tij, Gerhard Karner.

Çuçi tha se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunim në lidhje me krimin e organizuar dhe emigracionin e paligjshëm.

Sakaq shtoi se vendet do të bashkëpunojnë për të trajnuar FNSH në alpet tona, në mënyrë që edhe Shqipëria të ketë një strukturë të posaçme e të specializuar për zonat alpine.

“Diskutuam çështje të bashkëpunimit dypalësh në fushën policore, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, sulmeve kibernetike dhe emigracionit të paligjshëm. Për këtë të fundit, ministri Karner vlerësoi Shqipërinë për masat e ndërmarra si një vend tranzit në bllokimin e flukseve migratore të paligjshme nga vendet e Afrikës apo Lindjes së Mesme drejt Europës. Kemi nisur një bashkëpunim me AlpinPolizei të Austrisë, për të trajnuar FNSH në alpet tona, në mënyrë që edhe Shqipëria të ketë një strukturë të posaçme e të specializuar për zonat alpine”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *