Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka marrë pjesë në dëgjesën publike të kërkuar nga federatat sportive për problematikën e basteve online në të zezë.
Çuçi tha se nëse bastet online do të rihapen, konsumatori do të jetë i mbrojtur dhe se nuk do të kërcënohet nga ‘kriminelët’ që do të drejtojnë këto aktivitete.
Sakaq shtoi se duhet pasur kujdes, pasi krijohen konflikte me borxhe të fshehura dhe se mund të lidhen me raste kriminale.
“Veprimtaria e basteve online e lë konsumatorin tërësisht në dorën e atij të paligjshmit. Ça dua të them, dua të them se duke qenë të paligjshëm, nëse një konsumatori fiton një shumë të caktuar, përdoruesi, pronari i paligjshëm i kësaj platforme, mundet ta injorojë konsumatorin dhe të mos i japë lekët dhe konsumatori s’ka ku të mbrohet.
Ndërsa kështu, konsumatori do të jetë i mbrojtur nga shteti dhe nuk mund të të kërcënohet nga një kriminel që drejton këtë aktivitet. Ky është një aspekt i rëndësishëm sepse ka lidhje kriminale sepse krijohen konflikte me borxhe të fshehura kështu. Që nga 2019 kemi mesatarisht 300 raste të ndjekura nga policia penale me rreth 2 mijë ta pandehur. Gjykojeni ju se çfarë marrëdhënie e madhe paligjshmërie krijohet në një masë të madhe me konsumatorët”, tha ai.