Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i thirrur në interpelancë nga deputeti, Ervin Salianji ka thënë se duhet lënë pas politika e sherrit, pasi qeveria dhe opozita janë bashkë në betejën për të përmirësuar Policinë e Shtetit.
Sipas tij, çdo debat që vjen nga opozita është i shëndetshëm, ndaj dhe sherri duhet lënë një kohë tjetër.
“Do doja së pari të shprehja disa konsiderata sa i takon interpelancës së sotme sepse mendoj se më shumë se e drejta e ligjshme e një anëtarëi të parlamenti për ta kërkuar, besoj se është edhe një përpjekje plotësuese për të parë ku mund të bëhet më mirë për dy nismat ligjore që janë diskutuar vazhdimisht. Çdo debat tjetër që vjen nga opozita është i shëndetshëm. Është e vërtetë që qoftë ligji që ne quajmë i OFL apo vetingu në polici janë dy nisma atikpie dhe unikale dhe debati rreth tyre nuk është shterues.
Që në nisje dua ta theksoj se e çmoj shumë mundësinë për të folur për to. S’është normale që të ndahemi politiksht si do e forcojmë policinë që duke e larguar ata që nuk e meritojnë uniformën apo të godasim krimin. Në këtë betejë duhet të jemi bashkë. Politika e sherrit i duhet lënë një kohe tjetër se nuk na çon asgjëkundi”, tha ai.