Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar nga Top Channel se sistemi TIMS nuk është rikthyer pas sulmit kibernetik nga Irani.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Çuçi shkruan media është duke dezinformuar publiku, pasi sistemi TIMS është rikthyer në punë.
Postimi i plotë:
Pyetje: Si mund të punojnë portat elektronike në sfondin e gazetares se kësaj kronike që dizinformon totalisht publikun, nëse TIMS do ishte i fikur?