Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Indonezi, ku një i ri i quajtur Khoirul Anam, i ka habitur të gjithë duke u martuar me tenxheren e orizit.
Nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, ai shihet i veshur me një veshje tradicionale të dasmës me një tenxhere me oriz të bardhë e cila ishte “veshur” gjithashtu për rastin, me “një vello të bardhë të tejdukshme”.
Në fotot që ngarkoi në mediat e tij sociale, ai shkroi se vendosi të martohej me tenxheren e tij të orizit pasi është “E drejtë, e bindur, e dashur dhe e mirë në gatim”.
Por për fat të keq, kjo martesë zgjati vetëm katër ditë.
I riu indonezian postoi një përditësim mbi martesën e tij, i cili njoftoi ‘divorcin’ e tij.
Në postim, ai shkroi: “Vendimi im është… i rëndë në të vërtetë… por kjo është rruga që unë zgjodha… nuk ka asnjë partner perfekt”.
Thuhet se kjo është bërë në vazhdën e një shakaje, e kjo “martesë” ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve në botë.
/Priza.al/