Çudia paska ndodhur! ‘Portokallia’ do mbyllet/ ‘Luftë’ e ashpër në Top Channel, Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin

Moderatorja Xhemi Shehu do të rikthehet në ekranin e “Top Channel”, në krah të ish-partnerit Salsano Rrapi, duke larguar partneren e tij aktuale në “Portokalli”, Fjoralba Ponarin.

Çudia paska ndodhur! 'Portokallia' do mbyllet/

Pas rreth 1 viti e gjysmë pas largimit të shumëpërfolur, Xhemi dhe ish-regjisori i Portokallisë, Altin Basha, do të rikthehen sërish nën logon e këtij televizioni. Lajmi është konfirmuar nga prezantuesi Salsano Rrapi, i cili zbuloi se vijnë me një program të ri që do moderohet nga ai dhe Xhemi Shehu, ndërsa Altin Basha do të jetë regjisor.

Çudia paska ndodhur! 'Portokallia' do mbyllet/

“Po, Xhemi Shehu do të rikthehet përkrah meje, ose unë përkrah saj në një program të ri, që nuk ka të bëjë me ‘Portokallinë’. Ky program është prodhim i ‘TCH’, por në bashkëpunim me një produksion të jashtëm. Unë jam autor, ndërsa do ta moderoj së bashku me Xhemi Shehun, regjisor Altin Basha. Ky do të jetë një emision i ri”, tha ai në programin “Goca dhe Gra”.

Çudia paska ndodhur! 'Portokallia' do mbyllet/

Ndërkohë, burime pranë tyre kanë treguar se në fakt bëhet fjalë për transformim të “Portokallisë” në një tjetër show të ri që të ketë më shumë audiencë, nga “Portokallia” që Altin Basha ka bërë dhe “Kosherja” që bënte aktualisht, në një tjetër ekran konkurrent.

Kujtojmë që Xhemi Shehu u largua nga moderimi i spektaklit të humorit “Portokalli” pas shumë vitesh si prezantuese e këtij programi. Ajo u zëvendësua nga kolegia Fjoralba Ponari, ndërsa Xhemi Shehu u pas largimit u shpreh: “Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe!”.

Çudia paska ndodhur! 'Portokallia' do mbyllet/

Dhe ja, pra, çudia paska ndodhur, edhe pse s’dihet për Fjoralbën, të cilën Xhemi e komplimentoi publikisht kur ajo e pasoi në “Portokalli”. Kur Fjoralba publikoi në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të realizuar gjatë kohës që ishte në skenën e programit të humorit, Xhemi ishte ajo që e mbështeti.

“Më uroni fat!”, shkroi Ponari krahas saj. Nisur nga kjo, urimet kanë qenë të shumta, por ai që ra në sy ishte komenti i Xhemi Shehut. “Suksese, e meriton!”, shkruante Shehu shoqëruar edhe me ‘emoji’- n e një zemre të kuqe. Kujtojmë që Xhemi ka qenë prezantuese e “Portokalli” prej disa vitesh, por zgjodhi të largohej vitin e kaluar, shkruan Panorama.

Çudia paska ndodhur! 'Portokallia' do mbyllet/

Para Xhemit, në këtë pozicion ishte Eneda Tarifa, por ajo zgjodhi të shkëputej, pasi sipas saj është momenti më i mirë për të sjellë projekte të reja në muzikë. Dhe kështu në vend të saj erdhi Fjoralba, e cila si një ish-konkurrente e talent show, u përshtat duke bërë edhe këngëtaren e aktoren në “Portokalli”.

Ndërkohë, Xhemi, pasi u betua se s’do punonte më në televizion, pasi do merrej me bizneset, u rikthye në ekran si një nga moderatoret e Festivalit të RTSH-së që u mbajt në fund të dhjetorit.

Çudia paska ndodhur! 'Portokallia' do mbyllet/

Pas kësaj eksperience, ajo tha për “Top Albania Radio” se: “Nuk kishte lidhje me asgjë që kam bërë gjatë gjithë jetës. Ishin tri ditë shumë intensive me ulje dhe ngritjet e veta. Ka pasur momente tensioni, të cilat nuk dua t’i kujtoj. Dua të kujtoj vetëm momentet e bukura. Do ta mbaj mend gjithmonë, por nuk do ta përsëris më si eksperiencë”.

Në intervistë, Xhemi Shehu shprehu dëshirën për t’u rikthyer në ekranin e “Top Channel”, e cila iu bë realitet. “Vetes dhe dëgjuesve u uroj vetëm shëndet sepse dy vitet e fundit na kanë bërë të kuptojmë se asgjë nuk ka rëndësi përveç shëndetit. Por edhe lekë sepse për këtë po rropaten. Kurse për veten uroj të kthehem në ‘Top Channel’!”, tha moderatorja.

Ndërkohë, Altin Basha po rikthehet në TCH ku punoi për 17 vjet, pas një shkëputje mbi 1-vjeçare ku u largua në një televizion tjetër, “ABC News”, si regjisor i emisionit të humorit “Kosherja” me moderatorë Bes Kallakun dhe Jona Spahiun. Po ashtu, edhe Xhemi kthehet në TCH, pas gati dy vitesh që u largua, kur prezantonte bashkë me Salsano Rrapin “Portokallinë”.

Ndërkohë, lart e poshtë po flitet se nuk dihet çfarë programi do të moderojë Fjoralba tani e tutje, pasi “Portokallia” rrezikon të mbyllet pasi nuk po funksionon si duhet në variantin “cabaret show”. Me largimin e Ben Blushit si drejtor i “Top Channel”-it, në zyrat e Kasharit pritet të rikthehet regjisori Altin Basha, i cili duket se do të zëvendësojë “Portokallinë” me këtë projekt të ri televiziv, për të cilin foli i pari Salsano.

Salsano Rrapi, ndërkohë, dihet se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Xhemi Shehun dhe nuk diskutohet se do të jenë një dyshe e paparë në skenë, pasi gjithmonë kanë funksionuar, sepse janë edhe miq të ngushtë. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë formula e këtij programi të ri dhe ç’do të ndodhë me trupën e aktorëve dhe balerinëve të “Portokallisë”, nëse do të bëhen ose jo pjesë e këtij projekti të ri televiziv.

/Priza/al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *