Qeveria e Boris Johnson ka fituar një votëbesim në Dhomën e Komuneve, pas një debati intesiv prej pesë orësh. Johnson , i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht, tani pritet të vazhdojë në rolin e tij si kryeministër i përkohshëm për shtatë javët e ardhshme derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri i Partisë Konservatore për ta zëvendësuar atë.
Ligjvënësit votuan 349 pro dhe 238 kundër për të mbështetur mocionin duke deklaruar se Commons ka besim te qeveria.
Johnson foli gjerësisht për Brexit-in, mbështetjen për Ukrainën dhe trajtimin e tij të pandemisë Covid-19 në mes të sulmeve të furishme nga opozita. Në një aluzion për atë që do të vijë, Johnson u tha gjithashtu deputetëve se do të ketë “më shumë për të thënë në lidhje me ngjarjet që lidhen me largimin e tij