Ditën e sotme në kuvend, deputetët e e depozitës kanë pasur ankesa për sa i përket kohës së dhënë në dispozicon. Pas fjalës së Zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj të drejtën për replikë e ka kërkuar deputetja e opozitës Dhurata Çupi. Replik e cila nuk i është lejuar.
Arben Ahmetaj: Ne e kemi inflcionin.. nëse do kemi nevojë për paketa ndihmse patjetër që do i ndihmojmë qytearët. Çmimet janë pasojë ndërkombëtare.
Më pas Çupi ka kërkuar fjalën në replikë, në mbrojtje i ka dalë deputetja Ermonela Felaj e cila drejtonte këtë seancë plenare.
Çupi: Dua fjalën për replik Ahmetaj nuk foli për varfërinë.
Gjatë kohës që Ahmetaj ka dashur të bëjë sqarime Felaj i ka thënë se fjalën do të ta jap më vonë.
Deputeti demokrat, Luan Baçi pati një ankesë ndaj drejtueses së seancës, Ermonela Felajt, duke i thënë kësaj të fundit se deputetëve të cilët nuk ishin pjesë e asnjërit prej grupeve parlamentare, nuk ishte dhënë kohë mjaftueshëm në dispozicion.