Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka marrë pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale.
Çupi tha se bashkitë në vend duhet të ndahen në urbane e rurale, sipas modelit që ofrojnë vendet e rajonit.
Në duhet t’i japim tipologji të ndryshme bashkive. Në rurale dhe urbane siç i ka rajoni. Apo do vazhdojmë me këtë qasje që kemi sot, që kemi vetëm bashki urbane, ku i bashkëngjitim disa zona rurale, dhe kujtohet kryetari të shkojë njëherë në 5 vjet t’i shohë këto zona. Nuk është çështje harte dhe s’duhet të kompleksohemi që njëra palë të shohë paketën ligjore dhe tjetra palë të kërkojë t’ua sjellë bashkitë sa më pranë qytetarëve.